Pas publikimit të lajmit se Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në një takim me Emisarin Special të ish-presidentit amerikan Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, si dhe me liderë të tjerë të rajonit të Ballkanit e për të cilin ajo nuk kishte njoftuar, nga Presidenca kanë dhënë një sqarim.
Këshilltari për Media i Presidentes, Bekim Kupina, tha për Gazetën Online Reporteri.net se ftesa ishte për “US–Western Balkans Roundtable”, organizuar nga tre përfaqësues të administratës amerikane: Richard Grenell, i dërguar presidencial për misione speciale; Scot Bessent, sekretar i shtetit për Thesarin; dhe John Jovanovich, president i Bankës EXIM.
Kupina bëri të ditur se në këtë tryezë ishin të ftuara të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacia.
“Të gjitha shtetet e ftuara kanë marrë pjesë. Presidentja ka arritur aty në pjesën e dytë të takimit për shkak të takimeve të tjera bilaterale. Në takim secili shtet ka prezantuar potencialin e vet ekonomik si mundësi për bashkëpunim me administratën Trump. Nuk ka pasur diskutime politike,”, tha Kupina.
© SYRI.net