Faqja e fshatit Treboviq të komunës së Pejës ka dalë me reagim pas aksidentit tragjik ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bllagajë të komunës së Pejës, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetë.
Mediat bënë me dije se viktima e këtij aksidenti është vëllai i Gjestit, i riu, E.K.
Të njëjtit i kanë shprehur ngushëllime familjes Kelmendi për humbjen e tyre.
Në këtë reagim po ashtu raportohet edhe për personin tjetër të lënduar, për të cilin bëhet e ditur se gjithashtu është banorë i këtij fshati.
Sipas tyre i njëjti ndodhet në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spitalin e Pejës.
Njoftimi i plotë:
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak me parë në fshatin tonë, përkatsishtë afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi.
Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në operim në spitalin e Pejës.
Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe!

© SYRI.net