Deputetja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Jeta Statovci, njëherësh nënkryetare e partisë Guxo dhe bartëse e listës për zgjedhjet lokale në Prishtinë, ka theksuar se mes Guxo-s dhe Lëvizjes Vetëvendosje ekzistojnë dallime ideologjike.
Sipas saj, LVV identifikohet si parti e qendrës së majtë, ndërsa Guxo e qendrës së djathtë.
Statovci bëri të ditur se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Guxo do të marrë pjesë si me kandidatë për kryetarë komunash, ashtu edhe vetëm me lista për asambletë komunale. Në komunat ku nuk kanë kandidatë për kryetar, ajo tha se do të lobojnë për kandidatët e Vetëvendosjes.
Ajo ka shtuar tutje se ndjehet krenare me emerat e listës për asamble komunale të Prishtinës që vijnë nga partia Guxo.
Ndiqeni videon e publikuar nga Jeta Statovci./Syri Kosova.
© SYRI.net