Nënkryetarja e partisë Guxo, Jeta Statovci, ka zbuluar se u deshën pesë tentativa radhazi për të arritur te kandidatura për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se që nga seancat e para kanë qenë të gatshëm për të ofruar propozime, por procesi u bllokua disa herë nga kundërshtitë politike.
Lidhur me propozimin e përsëritur të ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për këtë pozitë, Statovci theksoi se ajo nuk u lejua të kalonte për shkak të refuzimit nga palët e tjera.
Sipas saj, kandidatura e Dimal Bashës u bë e pranueshme pasi ai gëzon përvojë politike, ka treguar interesim për proceset shtetërore ku ka qenë i përfshirë, si dhe për shkak të dakordancës së disa deputetëve që e panë atë si zgjidhjen më të përshtatshme.
Statovci shtoi gjithashtu se ish-opozita ka treguar qasje bllokuese, duke mos dashur as formimin e qeverisë, e as mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
© SYRI.net