Osmani takon zyrtarin e lartë të DASH: Aleanca me SHBA-të themel i sigurisë sonë

Osmani takon zyrtarin e lartë të DASH: Aleanca me SHBA-të themel i sigurisë sonë

21:21, 23/09/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në SHBA, ka takuar në New York me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ajo ka shkruar se ky takim është pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë.

Gjatë takimi me Hanrahan, ajo ka ritheksuar rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco