Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

14:02, 04/06/2025

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak minutave në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg.

Ende nuk dihet nëse nga shpërthimi ka të lënduar, ndërsa policia dhe menaxhmenti i minierës nuk kanë dhënë ndonjë sqarim zyrtar rreth shkakut të tij.

Në vendin e ngjarjes raportohet se kanë dalë njësitet e sigurisë për të hetuar rrethanat e shpërthimit.

“Një kapakë i kamionit i cili përdoret për mbushjen e punishteve që shfrytëzohet në minier ka shpërthyer por nuk ka as të lënduar e as dëme materiale”, e bënë të ditur burimi nga vendi i ngjarjes. 

Indeksonline e ka kontaktuar edhe zëdhënësin e policisë për Mitrovicën Jugore Avni Zahiti , i cili ka thënë se nuk ka informacion për një incident apo shpërthim të ketë ndodhur në minierën e Stan Tërgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco