Naim Murseli deklarohet i pafajshëm para Gjykatës: Nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë për veten do të kërkoj burgim të përjetshëm

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm para Gjykatës: Nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë për veten do të kërkoj burgim të përjetshëm

13:48, 04/06/2025

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Naim Murseli, i akuzuari për planifikimin e vrasjes së Liridona Ademajt është deklaruar i pafajshëm para Gjykatës.

“Unë deklarohem i pafajshëm dhe sa i përket akuzës, vetëm dua të shtoj se po të vërtetohen pretendimet e prokurores, unë vet për veten time do të kërkoj dënim me burgim të përjetshëm”, tha Murseli.

Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco