20 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen në Gllamnik të Podujevës

20 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen në Gllamnik të Podujevës

13:17, 04/06/2025

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 vjet burgim Orges Zhugollin, i akuzuar për vrasjen në Gllamnik të Podujevës. 

Aktgykimi u shpall të mërkurën.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 12 shtator 2023 afër marketit “Melis”, që gjendet në fshatin Gllamnik të Podujevës, i pandehuri Orges Zhugolli kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.Zh., për shkak të një konflikti që kanë pasur në komunikacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco