Mbi 21 mijë foshnja kanë ardhur në jetë në një vit në Kosovë, më shumë meshkuj

Mbi 21 mijë foshnja kanë ardhur në jetë në një vit në Kosovë, më shumë meshkuj

07:17, 04/06/2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat vjetore për lindjet për vitin e kaluar, ku janë regjistruar gjithsej 31 717 lindje brenda dhe jashtë Kosovës.

Sipas ASK-së, prej këtyre lindjeve të regjistruara, vetëm në Kosovë janë lindur 21 487 foshnje, nga të cilat  11 115 ishin meshkuj (ose 51,7%) dhe 10 372 ishin femra (ose 48,3%).

“Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër. ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, thuhet në njofitm. /Kosovapress 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco