Presidentja Osmani takon sot partitë politike, diskutohet caktimi i datës së zgjedhjeve lokale

Presidentja Osmani takon sot partitë politike, diskutohet caktimi i datës së zgjedhjeve lokale

09:14, 04/06/2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka thirrur në një takim konsultativ  për sot liderët e partive politike në vend, për të diskutuar rreth caktimit të datës për zgjedhjet lokale.

Caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë pritet të bëhet pas këtij konsultimi që presidentja pritet ta ketë me krerët e partive politike.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar  ditën e djeshme këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Kupina për Reporteri.net.

Ky takim vjen ndërkohë që Kosova ndodhet në një ngërç institucional, pa Kuvend të konstituuar, tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco