Farsa zgjedhore/ Hoxhaj: Shqipëria është në një pikë kritike nga gjithë masakra zgjedhore e 11 majit

20:12, 03/06/2025

Në një intervistë për Syri TV, me moderatore Armela Ferko, gazetari Julian Hoxhaj ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se ato shënuan një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë.

Ai u shpreh se, përveç manipulimeve dhe shkeljeve të drejtpërdrejta, qytetarët shqiptarë janë shtypur dhe blerë në mënyrë masive përmes përdorimit të pushtetit në zgjedhje. Hoxhaj theksoi se ky fenomen ka pasoja të rënda për demokracinë dhe shtetin ligjor, duke vënë në dukje se denoncimet e bëra dhe raportet e OSBE-OHDIR duhet të kenë një ndikim të fortë për të adresuar manipulimin e votës dhe përdorimin e shtetit për qëllime elektorale.

“Ky është një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria sot është në një pikë kritike, jo vetëm për atë që ndodhi më 11 maj nën vetvete me të gjithë farsën dhe të gjithë maskaradën zgjedhore, por në të gjitha aspektet e demokracisë dhe të funksionimit të shtetit ligjor. Sot qytetarët shqiptarë, masivisht kanë dashur ndryshim, por në rrethana të ndryshme, janë shtypur, janë trysnuar, janë joshur dhe janë blerë në të gjitha format që ka përdorur pushteti në këto zgjedhje.

Duhet patjetër të kuptojmë sa e rëndësishme është, po themi, kjo lloj joshjeje dhe kjo lloj blerjeje e momentit në raport me të ardhmen e fëmijëve të tyre që po rriten përditë. Ky lajm i mirë nga PPE duhet të përfshijë jo vetëm manipulimet që janë bërë publike dhe denoncimet, por mbi të gjitha duhet të shohë aspektet e tjera të përdorimit që e saktësoi raporti i OSBE-OHDIR. Ata thanë që shteti përdori të gjitha makineritë që ka në dispozicion për të blerë votën dhe kjo gjë duhet të merret parasysh.” – tha Hoxhaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco