SYRI TV/ Rama, leje për 29.3 ha kanabisë për të blerë zgjedhjet e 11 majit!' Berisha: Licensat i morrën njerëzit e Ramës

16:04, 02/06/2025
Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dhënë leje për një sipërfaqe prej  29.300 hektar kanabis duke  manipuluar zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në konferencën me gazetarët, ku publikoi investigimin e gazetarit Aramnd Mahon ë të cilin  zbulohej VKM-ja që i hapi rrugë licencave të kanabisit, Berisha deklaroi se kjo skemë korruptive me vlerë 10 miliardë euro është në shkelje të ligjit dhe të gjitha konventave ndërkombëtare.

Berisha deklaroi se lejet për të mbjellë   1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis I kanë marrë persona të lidhur me Edi Ramën 

Gazetari Armand Maho tregoi se zonat e  miratuara për kultivim kanabisit janë afër pikave kufitare, të cilat njihen për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.  

 Berisha komentoi edhe dosjen IPARD ku e akuzuar është ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, për të cilën theksoi se mbahet e bllokuar nga Edi Rama dhe drejtuesi I SPAK Altin Dumani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco