Osmani pret Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, flasin për bashkëpunim midis dy vendeve

Osmani pret Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, flasin për bashkëpunim midis dy vendeve

09:17, 02/06/2025

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković.

Osmani thotë se vizita e tij në Forumin që do të mbahet sot e nesër në Prishtinë dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

“Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.  [🇽🇰] [🇧🇦] ”, ka shkruar Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco