Youtuberi i famshëm IShowSpeed ka nxjerrë një video duke takuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama në finalen e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Mynih.
Në mediat e propagandës, ky takim u trajtuar sikur kishte ndodhur ‘aksidentalisht’, por nga videot e publikuara më pas, zbulohet se Rama kishte nisur djalin e tij të mitur dhe një grua, për t’i dhënë mesazhin Speed-it se ai ndodhej në tribunën VIP duke e pritur që ta takonte.
Nga videon origjinale, dallohet gruaja që e prezanton Zahon si djalin e Kryeministrit të Shqipërisë dhe i thotë që Rama ndodhet në tribunën VIP duke pritur që IShoëSpeed të shkonte dhe ta takonte.
Ndërkohë që nga mediat e propagandës në Shqipëri, Rama shfaqet i ulur në zonat VIP të stadiumit me djalin e tij Zaho dhe me kreun e FSHF-së, Armand Duka.
Kujtojmë se biletat për këtë ndeshje të rëndësishme të futbollit shkojnë mbi 32 mijë euro, por mesa duket, Rama do ketë bwrw dhe njw pagesw shtesw pwr tw kënaqur egot e tij personale me Youtuberin e famshëm, IShowSpeed.
Ndërkohë, Edi Rama njihet për stilin e tij të shfrenuar të jetesës, ku para disa kohësh ai shpenzoi shuma të çmendura për të shkuar familjarisht për të ndjekur një ndeshje basketbolli luksi në SHBA.
© SYRI.net