Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

17:41, 01/06/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

Takimi ishte i mbyllur për medie, kurse vizita zhvillohet me ftesë zyrtare të presidentes.

Ministri i Tanzanisë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e presidentes Osmani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco