Festivali në Tiranë u kthye në makth! Pjesëmarrësit shpërthejnë ndaj organizimit: KTHENI PARATË E MIA!  Një turp i paprecedent...

Festivali në Tiranë u kthye në makth! Pjesëmarrësit shpërthejnë ndaj organizimit: KTHENI PARATË E MIA! Një turp i paprecedent...

12:01, 01/06/2025

Festivali i mbrëmshëm 'Keinemusik' që u zhvillua në Liqenin Artificial në Tiranë u kthye në një përvojë të tmerrshme për mijëra pjesëmarrës, të cilët nuk kanë kursyer asnjë fjalë të ashpër për organizimin e ngjarjes. Radha e gjatë, mungesa e kapaciteteve dhe shërbimet e dobëta e kthyen një event që premtonte të ishte një festë, në një makth të vërtetë.

"Ishte një organizim katastrofik! Nëse nuk di si ta bësh punën, thjesht mos e bëj fare. Kam qenë në festa anembanë botës, por këtë turp nuk e kam parë askund. Nuk pranohej pagesa me kartë, si mund të festosh pa pije alkoolike? Rradhë prej dy orësh vetëm për të marrë një shërbim. Kam ardhur nga Turqia vetëm për t’u tallur. Ma shkatërruat natën! KTHENI PARATË E MIA!", shkruan një prej tyre.

Një tjetër shkruan: SKANDAL! Një dështim total që duhet të marrë përgjegjësi. Radha pafund, organizatorët tentuan të mbyllnin hyrjen që në orët e para. Pas dy orësh pritjeje për të hyrë, duhej të prisje edhe 1.5 orë për të karikuar lekët dhe më pas një tjetër orë në bar për të marrë një pije. Një turp që nuk do të harrohet lehtë.

Mungesa e kioska për top-up ishte po ashtu një nga shqetësimet kryesore: 20 mijë veta dhe vetëm 3 pika për karikimin e lekëve, kurse në bar vetëm cash pranohet. Një vjedhje flagrante ndaj njerëzve që paguan për një shërbim të tillë.

Ky event që u zhvillua në Liqenin Artificial, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri grupin legjendar të muzikës elektronike nga Berlini, i përbërë nga Adam Port, &ME, Rampa dhe Reznik, u organizua nga 'Sono Entertainment' në bashkëpunim me 'ALPHA & GATE', duke lënë të zhgënjyer pjesëmarrësit, që ishin vendas por edhe shumë turistë që kishin paguar mijëra euro për të qenë të pranishëm. ajo që morën pas, ishte zhgënjimi dhe asgjë tjetër. Komentet e tyre, mund t'i lexoni në fotot e mëposhtme të siguruara nga Syri.Net.

Mijëra pjesëmarrës kanë kërkuar përgjegjësi dhe një organizim më profesional në të ardhmen, duke paralajmëruar se një ngjarje e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë më në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco