Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar mediat që mbështesin qeverinë se po përpiqen të censurojnë informacionet dhe denoncimet ndërkombëtare që zbulojnë lidhjet e krimit të organizuar me administratën shqiptare.
Ai ka theksuar se, edhe pse ka pasur një kërkesë të fortë nga Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së për të luftuar kartelet e drogës në Shqipëri, këto mesazhe janë censuruar në mënyrë të qëllimshme nga media të kontrolluara nga qeveria dhe krimi i organizuar.
Berisha ka deklaruar se mediat e lidhura me qeverinë dhe krimin janë duke bërë gjithçka për të manipuluar opinionin publik dhe për të paraqitur si të rregullt një proces zgjedhor që, sipas tij, ishte një farsë totale.
Pjesë nga deklarata:
Nuk ka dyshim që narkoshtetit do të certifikoje farsën e tij.
Por qëndrimi ynë është ky; nuk njohim zgjedhjet dhe ne po paraqesim para shqiptarëve fakte të pakundërshtueshme të një farse më të shëmtuar elektorale që ka ndodhur në 34 vite.
Ju jeni dëshmitarë. Këtu zhvillohet një betejë mediatike e egër, midis megafonëve të qeverisë të lidhur me qeverinë dhe nëpërmjet qeverisë me krimin, të cilët bëjnë gjithçka të dezinformojnë qytetarët shqiptarë, të mashtrojnë qytetarët shqiptarë, tu shesin farsën si proces të rregullt zgjedhor.
Bëjnë gjithçka të censurojnë raportet e ndërkombëtarëve që denoncon pikë për pikë shkeljen e 16 traktateve, konventave dhe dokumenteve ndërkombëtare për zgjedhjet, të cilat mishërojnë parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
Censuruan në mënyrë të paimagjinueshme kërkesën e Prokurores së Përgjithshme të SHBA-së për luftën kundër karteleve. E censuruan, nuk mund ta jepnin sepse janë të lidhura me kartelet nëpërmjet qeverisë ose direkt.
Lexoni ju artikullin e shkruajtur nga Fuga për Arkend Ballën se, sa njeri i mirë është ky, se si i bihet në qafë këtij të pafajshmi.
Pra, sigurisht që organet e administrimit të zgjedhjeve, janë organe të narkoshtetit, por ne po bëjnë punën tonë, po paraqesim para jush dhe shqiptarëve, fakte dhe të vërteta të pamohueshme, të pakundërshtueshme që dëshmojnë se, në Shqipëri kishte një farsë të shëmtuar elektorale.
Aspekti i karteleve është vetëm njëri dimension. Do të rikthehemi përsëri tek dimensionet e tjera. Është multidimensionale farsa dhe kësaj here është shpalosur me të gjithë shëmtinë e saj.
© SYRI.net