“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për ndryshim të shërbimeve me kontratën e re

“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për ndryshim të shërbimeve me kontratën e re

18:40, 23/05/2025

Sindikata “Punëtori” e Kompanisë Rajonale të Mirëmbajtjes “Pastrimi” ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete për kërkesat e tyre, në një takim që kanë mbajtur të premten.

Përderisa Komuna e Prishtinës në një njoftim gjatë ditës u shpreh se një prej kërkesave të punëtorëve – ajo për kontratën për menaxhim të mbeturinave sipërfaqësore, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh tashmë është nënshkruar – kjo sindikatë ka thënë se ajo nuk përbën zgjidhje.

“Në lidhje me takimin e mbajtur sot ndërmjet Sindikatës ‘Punëtori’ të KRM “Pastrimi”, dhe Komunës së Prishtinës njoftojmë opinionin publik se, përkundër diskutimeve të zhvilluara, Komuna nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete për kërkesat tona themelore. Kontrata e nënshkruar dje ndërmjet Komunës dhe ndërmarrjes “Pastrimi” parasheh një shërbim krejtësisht tjetër – shërbime sipërfaqësore në vlerë prej 1.5 milion eurosh – dhe nuk përbën zgjidhje për krizën reale me të cilën përballemi. Mjetet e kësaj kontrate nuk janë të menjëhershme dhe nuk e mundësojnë rikthimin e menjëhershëm në operim”, thuhet në një njoftim për media nga kjo sindikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco