Aksident në Fushë Kosovë, nuk dihet për të lënduar
18:35, 23/05/2025
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në Fushë Kosovë.
Sipas pamjeve të IndeksOnline, dyshohet se një makinë u aksidentuar me një tjetër, teksa po përpiqej t’i ikte kolonës nëpërmjet shiritit të biçikletave.