Arbër Vokrri lirohet nga detyra, shkak deklarimet se ndërkombëtarët nxitën trazira në veri

Arbër Vokrri lirohet nga detyra, shkak deklarimet se ndërkombëtarët nxitën trazira në veri

17:07, 23/05/2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka liruar nga detyruar zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrrin.

Sipas qeverisë, ky vendim vjen pas deklarimeve të djeshme të Vokrrit se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare kanë nxitur trazira në veri të vendit.

“Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit”, thuhet në vendim.

Tutje, qeveria dhe se deklarimet e Vokrrit nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco