Lideri i opozitës Sali Berisha ripërsëriti vendosmërinë e tij dhe të forcës që përfaqëson për të vijuar pa ndërprerje betejën kundër asaj që e quajti “shtet elektoral kriminal” dhe “narkoshtet shqiptar”.
Berisha theksoi se qëllimi i vetëm dhe final i kësaj lufte politike është garantimi i votës së lirë për qytetarët shqiptarë.
Ai bëri thirrje për qëndresë të palëkundur dhe angazhim të vazhdueshëm në të gjitha format e mundshme demokratike, duke theksuar se kjo përpjekje nuk do të ndalet derisa në Shqipëri të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pjesë nga deklarata:
Qëndresë, qëndresë, qëndresë ndaj shtetit elektoral kriminal.
Ndaj narkoshtetit shqiptar dhe përpjekje për të realizuar votën e lirë të shqiptarëve.
Të gjitha format.
Se çfarë sjell dita, do ta shihni, por e vërteta është se lufta jonë nuk ndërpritet gjer në ditën e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.
© SYRI.net