20 herë “jo” për Haxhiun: Kuvendi ngec në vend, opozita nuk lëviz

20 herë “jo” për Haxhiun: Kuvendi ngec në vend, opozita nuk lëviz

11:18, 23/05/2025

Përpjekja e 20-të dështon: Kuvendi sërish pa kryetar, VV mbetet pa numra

Një tjetër tentativë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sot, duke shënuar kështu përpjekjen e 20-të pa sukses. Në seancën e sotme, të thirrur për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, ishin të pranishëm 111 deputetë, por Lëvizja Vetëvendosje, edhe kësaj radhe, nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme.

VV insistoi sërish në ndryshimin e formës së votimit në votim të fshehtë, por propozimi nuk u përkrah nga partitë opozitare — PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe — të cilat refuzuan të propozojnë anëtarë për Komisionin e Votimit.

Kur përbërja e komisionit shkoi në votim, pjesa tjetër e deputetëve nuk mori pjesë fare, çka çoi në ndërprerjen e seancës nga kryesuesi Avni Dehari.

“53 deputetë për, asnjë kundër, abstenime s’ka. Ndërpritet seanca”, deklaroi Dehari.

Seanca e radhës është caktuar për të dielën, në orën 11:00, ndërsa kandidatura e VV-së për Kryetare Kuvendi mbetet Albulena Haxhiu.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco