Lideri i AAK-së, Ramush Haradinj, ka thënë se AAK-ja do të votojë për kryetar të Kuvendit vetëm një kandidat unifikues.
Para fillimit të seancës, ai ka thënë se parti e tij do të mund të votojë për kryetar të Kuvendit edhe Glauk Konjufcën.
“Po mbajmë shpresë se do të propozojnë një kandidat unifikues, ose kandidate.Ne prapë e kemi dhënë një opsion për me dalë nga kjo gjendje, do të jepnim votën për një kandidat unifikues. Pra, edhe pse nuk është përgjegjësi e jona, si një parti parlamentare, prapë e kemi dhënë një opsion për me dalë nga kjo gjendje. Pra, do të japim votën për kandidat të VV-së që është unifikues. Kemi përmendur dy zonja, Bogujevcin dhe Selimin, por do të mund ta votimin edhe z. Konjufca, nëse propozohet”, ka thënë Haradinaj.
Në Kuvendin e Kosovës sot do të bëhet përpjekja e njëzetë për konstituim të legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
© SYRI.net