Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka konfirmuar se i kanë ofruar punë si profesoreshë në Maqedoni të Veriut, në këmbim të votës për zgjedhjen e Albulena Haxhiu Kryetare Kuvendi.
Balje tha se ka pasur 2-3 thirrje për këtë çështje, por se ka refuzuar duke e cilësuar këtë si të papranueshme, shkruan Reporteri.net.
“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje, që s’janë persona direkt, të politikës. Janë shoqëriu. Para disa vite kam apliku për vendin e profesoreshës në Maqedoni sepse kam shtetësinë e Maqedonisë dhe e flas mirë gjuhën. Kam plotësu krejt kushtet. Më s’kam apliku. Tash kanë thanë se ka mundësi me bisedu për vendin e punës”, ka thënë Balje.
Ajo nuk tregoi se kush e ka telefonuar, teksa mbrëmë u pretendua se personi që e ka telefonuar ishte politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhidi.
“Nuk kanë thanë direkte, por mënyra…Ka qenë një shok, një mjek i Kosovës. Tash emri s’më kujtohet. Kam refuzu. Për mua ka qenë e papranueshme, mënyra qysh kanë ofru këto…2-3 thirrje”, tha Balje.
© SYRI.net