Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 shtetas serbë

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 shtetas serbë

17:17, 22/05/2025

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë një aktiviteti të përbashkët të njësive policore dhe KFOR-it, në Leposaviç, janë ndaluar gjashtë makina transportues të mallrave dhe një veturë me targa të Serbisë, të ngarkuara me mallra të ndryshme.

Mes tyre u arrestuan gjashtë shtetas të Serbisë dhe një shtetas i Kosovës.

Automjetet dhe mallrat e ngarkuara me produkte ushqimore, mjete teknike të punës, mobile etj, me vlerë të përgjithshme mbi njëzet e gjashtë mijë euro, janë trajtuar nga njësitë kompetente kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri, nën dyshimin për kontrabandë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco