EMRI/ Atentat me armë në Greqi, vritet shqiptari

EMRI/ Atentat me armë në Greqi, vritet shqiptari

16:23, 22/05/2025

Një 41-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Altin Arapaj, është ekzekutuar mesditën e sotme në zonën bregdetare të Rafinas në Athinë.

Ai është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe.

Ka dyshime se, para se të qëllohej, viktima ka arritur të telefonojë familjen e tij dhe i ka thënë gruas emrin e autorit.

Altin Arapaj rezulton person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, ai rezulton i përfshirë edhe në trafik droge.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco