Pasi vodhi zgjedhjet me paratë e krimit dhe skemën e trenit bullgar Edi Rama ndërmerr udhëtimin me bussines class
Burime për Syri bëjnë me dije se Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij janë nisur me business class drejt Londrës.
Nuk dihet ende shkaku i këtij udhëtimi por ajo që dihet është se Rama nuk heq dorë nga vesi i mashtrimit dhe gënjeshtrave të shqiptarëve.
Vetëm pak kohë më parë duke iu përgjigjur një pyetje të një komentuesi në rubrikën ‘sy më sy’që kishte të bente me faktin se bën fluturime me bussines clas jashtë vendit, Rama e mohoi.
“Udhëtoj me avion ekonomik dhe jo në biznes. Përjashtuar ato udhëtimet e gjata në SHBA-të. Ça janë udhëtime në Europë, janë të gjitha në ekonomik. Çfarë flisni, për ça thoni, ja fjalë e vërtetë (bie kambana)... Pra kur vjen puna te jeta e secilit nuk e di askush nuk përveç atij secilit dhe familjes” deklaroi ai në mars 2025.
Por videoja e sjellë nga Syri konfirmon se Rama ka udhëtuar me bussines class në Londër .
Edhe në shtator të vitit të kaluar Syri shkruante se Edi Rama udhëtoi drejt Neë York-ut për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës së OKB-së, në sesionin e 76-të të saj me bussines class.
Kujtojmë se dhe ish-numri 2 i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka denoncuar se Rama për një fluturim Tiranë – Romë ka shpenzuar 14 mijë euro dhe se ka falimentuar Air Albania, duke shkaktuar një dëm prej 20 milionë euro.
© SYRI.net