Në vitin 2017, 2021 dhe 2025/ Si u goditen bandat e Edi Ramës vetëm pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare

Në vitin 2017, 2021 dhe 2025/ Si u goditen bandat e Edi Ramës vetëm pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare

10:09, 22/05/2025

Një ditë më parë, SPAK konfirmoi edhe njëherë se vepron si makineri elektorale e Edi Ramës, pasi bëri me dije se ka goditur bandën e Troplinëve dhe Visit të Pojës.

Kjo bandë ishte denoncuar shpesh nga kreu i opozitës, Sali Berisha, se po manipulonte votat për llogari të Edi Ramës. Kur u pyet se përse kjo goditje erdhi pak më shumë se një javë pas zgjedhjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani i bishtnoi pyetjes.

Edhe në këtë rast, të gjithë të dhënat erdhën nga Antimafia Italiane, ndërsa goditja e grupit ishte planifikuar të bëhej që në fillim të vitit. Por SPAK priti që të përfundonte blerja në shkallë industriale e votave që të vepronte.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që bandat e pushtetit goditen pikërisht pas përfundimit të zgjedhjeve.

Në tetor të vitit 2017, pak pasi kishte fituar zgjedhjet, Edi Rama lejoi goditjen e bandës së kushërinjve të Saimir Tahirit. Edhe këtë herë, goditja e bandës së Moisi Habilajt u bë me insistimin e autoriteteve italiane.

Dokumenti i policisë italiane e përmend ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si gjatë përgjimeve, ashtu edhe gjatë komenteve në tre raste. Në njërin rast, dy të dyshuarit, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj diskutojnë me njëri-tjetrin se çfarë ka më shumë se sa ata Saimir Tahiri. Moisiu beson se Saimiri ka bërë 5 milionë euro brenda një muaji, ndërsa Çelaj thotë se këto janë para të parëndësishme për të pasi atij 20 milionë nuk i  mjaftojnë në një fushatë elektorale.

Në korrik të vitit 2021 erdhi operacioni ‘Shpirti’. Këtë herë Rama kishte siguruar mandatin e tretë përmes manipulimeve dhe manovrave antidemokratike.

Sërish në këtë rast del në skenë emri i Saimir Tahirit dhe truprojave të tij. Ndërkohë të arrestuarit ishin Fiqiret Seferi dhe Ferhat Hajdini.

Fati i tyre u shfaq nën emrin e Saimir Kurtit, i njohur në atë kohë si drejtor i zyrës së punës në Kavajë dhe i akuzuar nga Partia Demokratike si pjesë e kontingjentit të krimit të organizuar, të punësuar nga qeveria “Rama”. Mund të duket e pabesueshme, por dy skafistët e takuan Kurtin, ndërsa ai gjendej në spitalin e Durrësit, i arrestuar nga policia.

Ndërkohë një ditë më parë u lajmërua goditja e një tjetër bande të lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës, pak pas masakrës zgjedhore të 11 majit.

Sipas konferencës për shtyp, Gjykata e Posaçme ka lëshuar 29 masa sigurimi “arrest me burg” në Shqipëri, mes të cilëve edhe ndaj Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” dhe i dyshuar si një ndër drejtuesit e organizatës. Doçi, i cili e ka marrë nofkën “Visi i Pojës” për shkak të lidhjes familjare me Xhevdet Troplinin, i ka shpëtuar arrestimit gjatë operacionit dhe është shpallur në kërkim.

Sipas prokurorëve italianë që kanë hetuar këtë çështje, janë dokumentuar me pamje filmike rastet e transportit të parave nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të autovusëve të linjave të transportit të udhëtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco