U kap drogë brenda lokalit të tij, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali, sekuestrohen edhe armë

U kap drogë brenda lokalit të tij, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali, sekuestrohen edhe armë

09:54, 22/05/2025

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 26-vjeçar në Savona të Italisë. Shqiptari akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe posedimit të paligjshëm të armëve dhe municioneve.

Policia ushtroi kontrolle në lokalin e tij, ku u gjetën disa doza kokaine të paketuara dhe të fshehura brenda një kavanozi në zonën e kuzhinës. Më pas u kryen kontrolle edhe në tre apartamente që i përkisnin të riut, ku u zbuluan mbi 4 kilogramë e 400 gramë kokainë, pjesërisht në formë guri dhe pjesërisht në pluhur, në pako të paketuara në vakum.

Së bashku me drogën, u sekuestruan edhe para të gatshme, materiale paketimi dhe dy peshore precize. Droga, gati për t’u hedhur në tregun e Savonës, ka një  vlerë tregtare prej mbi 350 mijë eurosh.Gjatë operacionit, oficerët gjetën gjithashtu një pistoletë gjysmëautomatike Beretta Mod.34, të fshehur në një nga apartamentet, të kompletuar me karikator dhe municion. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco