‘ Dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i spitalit’, vdes një person në Mitrovicë të Veriut

‘ Dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i spitalit’, vdes një person në Mitrovicë të Veriut

09:12, 22/05/2025

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut, ku një pacient ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i spitalit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

Elshani tha se rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

“Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit. Trupi i pajetë është dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Elshani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco