Gazetari Çim Peka ka reaguar pas një operacioni antidrogë të iniciuar nga Italia dhe të drejtuar nga antimafia italiane por që për arsye se duhej të arrestoheshin edhe qytetarë shqiptarë kanë qene të detyruar të bashkëpunojnë me SPAK.
Në një shënim në faqen tij ne facebook Peka shkruan se, “prokurorët italianë flasin si profesionistë, këtyre të SPAK u janë skuq veshët e ju merret goja”.
Sipas gazetarit ata “ndjehen në faj që janë detyruar ti shpallin në kërkim disa “shokë”, sigurisht duke ju bërë të mundur që të largohen”.
Peka nw shënimin e tij, u kujtuar bandave, që Rama përdori për të grabitur 11 majin edhe deklaratën e tij të para disa kohëve kur tha, se “do ju përdorte edhe këto zgjedhje e me pas do ju shiste siç ka bërë pas çdo palë zgjedhje”.
Mesazhi i plotë:
Janë komikë!
Kanë 30 minuta që flasin duke i thur lavde njëri-tjetrit dhe nuk na thonë kë kanë arrestuar?
Ose me saktë, ndjehen në faj që janë detyruar ti shpallin në kërkim disa “shokë”, sigurisht duke ju bërë të mundur që të largohen.
Prokurorët italianë flasin si profesionistë, këtyre të SPAK u janë skuq veshët e ju merret goja. Hajde merre vesh çfarë sikleti kanë. Sidomos ky drejtori i policisë duket që e kanë marr me zor aty!
Ps: Ju kujtohet një thirrje para zgjedhjeve?
Do ju përdorte edhe këto zgjedhje e me pas do ju shiste siç ka bërë pas çdo palë zgjedhje. Edhe SPAK njëlloj si me grupin e Shkodrës që e la të lirë në 2023 sa mbaruan punë me zgjedhjet, edhe tani grupin e Durrësit e la të lirë sa mbaroi punë me zgjedhjet.
Rama dhe SPAK janë banda kryesore në këtë vend!
© SYRI.net