Kurti godet AAK-në për pragun, Haradinaj ia kthen me të njëjtën monedhë

Kurti godet AAK-në për pragun, Haradinaj ia kthen me të njëjtën monedhë

11:26, 21/05/2025

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “mashtrues” kryeministrin në detyrë, njëherit kreun e VV’së, Albin Kurtin.

Haradinaj tha se Kurti nuk e ka shumicën dhe se po manovron.

“Ky është me origjinë mashtures. Nuk e ka shumicën dhe po manovron kështu…Është ka e torturon Kosovën për me vazhdu me mbetë edhe deputet edhe kryetar qeverie jashtëligjshëm”, ka thënë Haradinaj.

Kurti deklaroi mbrëmë se AAK’ja e kaloi pragun falë Nismës. Për këtë deklaratë, Haradinaj me ironi ka thënë se as VV s’do ta kalonte pragun pa Alternativën.

“Besoj kjo është e ngjashme si VV e ka kalu pragun falë Guxo e Alternativës, edhe kjo e jona ashtu është. Pa Alternativën e Guxo, as Lëvizja Vetëvendosje s’e kish kalu pragun”, tha Haradinaj.

Kurti tha se është lajm që Limaj është kthyer në Kuvend.

“Është lajm që Fatmir Limaj, Komandant “Çeliku” është kthyer në Kuvendin e Republikës, që Nisma Socialdemokrate, që do të duhej të jetë parti simotër me VV’në i ka 3 deputetët në Kuvendin. Le të mos harrojmë, jo vetëm që u kthye Fatmir Limaj në Kuvendin e Republikës, por njëkohësisht ia mundësoi AAK’së ta kalojë pragun. Pa Nismën, AAK’ja kësaj radhe do të ngelej nën prag”, deklaroi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco