Kuçi: Lista Serbe flet me zë të Beogradit – dhe të ChatGPT-së

Kuçi: Lista Serbe flet me zë të Beogradit – dhe të ChatGPT-së

22:28, 20/05/2025

Lista Serbe po përdor inteligjencën artificiale dhe keqinterpretimin e së drejtës ndërkombëtare për të propaganduar kundër shtetit të Kosovës dhe për të njollosur imazhin e saj në skenën ndërkombëtare. Kështu ka deklaruar sot Gurakuc Kuçi nga Octopus, duke e quajtur këtë veprim “një përpjekje të dëshpëruar dhe të paarsimuar propagandistike”.

Sipas Kuçit, Lista Serbe është shndërruar në një instrument të pastër politik të Beogradit, pa kapacitet profesional dhe etik për të kontribuar në një diskurs serioz ligjor apo politik në Kosovë.

“Në përpjekje për ta paraqitur Kosovën si shkelëse të ligjit ndërkombëtar, Lista Serbe doli me një tekst të prodhuar nga inteligjenca artificiale, ku 88% e përmbajtjes është e gjeneruar nga AI sipas detektorëve përkatës. Për më tepër, ata tentojnë të zbatojnë Konventat e Gjenevës në një kontekst paqeje, brenda një territori sovran – gjë që përbën një absurditet të plotë juridik,” tha Kuçi.

Ai thekson se instrumentet si Konventat e Gjenevës dhe e drejta ndërkombëtare humanitare aplikohen vetëm në situata të konfliktit të armatosur ose okupimit ushtarak, jo në veprime të brendshme të një shteti që mbron pronën publike dhe ligjshmërinë institucionale.

“Këto janë gabime themelore të logjikës ligjore, që tregojnë mungesën e njohurive, por edhe gatishmërinë për të manipuluar faktet në funksion të qëllimeve politike të Beogradit. Lista Serbe nuk është subjekt politik autonom, por një vegël që minon paqen dhe tenton të pengojë ndërtimin e një shteti funksional dhe ligjor në Kosovë,” përfundon Kuçi.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco