Kërcënimi i Ramës/ Edhe Gjylameti, tërhiqet nga verifikimi i votave

Kërcënimi i Ramës/ Edhe Gjylameti, tërhiqet nga verifikimi i votave

14:08, 20/05/2025

Blerina Gjylameti është tërhequr nga kërkesat për të parë pamjet filmike të numërimit. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale ajo kandidatja e PS në Tiranë, falenderon mbështetësit e saj dhe thotë se beteja vazhdon.

“Ne nuk bëjmë luftëra të vogla, ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona”, shkruan ajo.

Ky reagim erdhi vetëm një ditë pas kërcënimit të hapur që u bëri Rama kandidatëve të partisë së tij që të mos kundërshtojnë rezultatin dhe të mos kërkojnë të verifikojnë numërimin e votave. Frika se do të dilte zbuluar manipulimi edhe me votat në partine e tij, Rama iu përvesh një ditë më parë të gjithë atyre që vinin ne dyshimin votën e 11 majit nga radhët e partisë së tij.

Postimi i plotë:

…Faleminderit secilit prej jush.
Faleminderit ekipit tim të palodhur, familjes sime të duruar, dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama, për besimin dhe përkrahjen.

Sidomos në këto ditë të lodhshme e sfiduese, të mbushura me emocione, ne – më mirë se kushdo tjetër – e kuptojmë sa e vështirë është të mbash bashkë një familje të madhe si Partia Socialiste.

Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë.
Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco