Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje nuk tërhiqet nga kandidatura e Albulena Haxhiut, edhe pas dështimit të seancës së 18-të të Kuvendit të Kosovës për konsistuim.
Në një prononcim për emisionin ‘Kafe Shqeto’ gazetari i Syri Tv Gazment Saiti thotë i takon Vetëvendosjes të reflektojë dhe të ulet në tryezë për të arritur në një emër konsensual për kryetarin e Kuvendit.
“Kjo më shumë ngjan me një kopsht fëmijësh ku mezi flasin. Vetëvendosja duhet të jetë më fleksibël. Të gjejë një zgjidhje konkrete. Të ulen në tryezë të gjejnë një emër konsensual e të shkojnë në parlament për të votuar. Pritshmëria e popullit për Vetëvendosjen po zbehet dhe do të ketë efekt nëse do të shkohet në zgjedhje të reja. Duhet të gjendet një emër konsensual dhe votojeni. Kanë kaluar 18 votime e ende nuk ka” tha ai.
© SYRI.net