Punëtorë e “Pastrimit” protestojnë për paga, Komuna ofron kontratë

Punëtorë e “Pastrimit” protestojnë për paga, Komuna ofron kontratë

20:42, 19/05/2025

Për nevojën për paga dhe vonesat e tyre, punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi”, kanë protestuar para Komunës së Prishtinës.

“Paguaje borxhin o borxhli i keq”, “Mos bëj politikë me dështimin tënd”, “Na lë të punojmë” kanë qenë disa nga pankartat që punëtorët kanë mbajtur në duar e gjendja financiare e të cilëve sa shkon e rëndohet.

Me qeto rroga mos t’kishin lujt, mos t’kishin bo hajgare se s’bon me na hy në hak kështu. Jam në kredit, rri me qera. Thonë kanë bo gabime, s’kanë la borxhe. Punën pe bojmë, kemi familje, deklaroi Samed Hyseni, punëtor i “Pastrimit”.

Siç ka ndodhur rëndom javëve të fundit, Komuna fajëson kryeshefin e ndërmarrjes për keqmenaxhim.

Megjithatë, kësaj radhe ka vendosur të lehtësoj punën sadopak me gatishmërinë për të  nënshkruar një kontratë për shërbimet shtesë e cila është zvarritur që nga fillimi i vitit.

Ne përsëritëm gatishmërinë tonë për të vazhduar punën me ata që janë të intesuar për të ofruar shërbim. Ne shprehëm gatishmërinë që qysh sot me një person të autorizuar në “Pastrim” ta nënshkruajmë kontratën me 1.5 euro për punët shtesë. Nëse krijohen kushtet, të dalin të operojnë, deklaroi Bekim Brestovci, Drejtor i Shërbimeve Publike.

Në pritje të rezultateve të seancës mbetet Sindikata e punëtorëve.

Në këtë gjendje na dojmë zgjidhje, neve na intereson si punëtor të kemi naftë, kamionë dhe rrogë. Kush e bën zgjidhjen, ne duhet të drejtohemi diku. Këto ditë bëhet një seancë për të na ndihmuar sa i përket naftës që ka mbet nga janari. Mbetet me u pa, duhet të ulen me menaxhment me bisedu, u shpreh Arsim Krasniqi, Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Pastrimit.

Në takim nuk ka marr pjesë Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, i cili ka deklaruar për Dukagjinin se nuk ka qenë në dijeni për kete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco