Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR’it, Enrico Barduanin.
Sipas njoftimit të lëshuar nga KFOR, në këtë takim është folur për situatën aktuale dhe bashkëpunimin mes KFOR’it dhe institucioneve të Kosovës.
Barduani i ka shprehur Osmanit shpresën për zgjidhjen e shpejtë të ngërçit politik aktual, në mënyrë që të mund të rifillojë menjëherë trajtimi i sfidave më urgjente për rajonin.
“Ai gjithashtu nënvizoi se KFOR-i vazhdon të bashkëpunojë mirë me institucionet e sigurisë në Kosovë, dhe se është e rëndësishme të komunikojnë e të punojnë së bashku për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në vend”, thuhet në njoftim.
© SYRI.net