Zbardhet dokumenti që provon se Irena Gjoka, jo vetëm ka qenë e dënuar dhe e dëbuar në Greqi, por këto vendime ndaj saj i ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Lideri i opozitës Sali Berisha, publikoi një prokurë të nënshkruar nga Irena Gjoka në vitin 2003, ku autorizonte një avokat në Greqi që të hiqte dënimin penal dhe dëbimin që shteti grek i kishte bërë asaj. Në prokurë përmendet dhe shtetasi Stefan Gjoka, që pretendon se është bashkëshorti i Irena Gjokës. Por nga dokumentet zyrtare rezulton se Irena Maneku dhe Stefan Gjoka janë martuar në vitin 2006.
Nga Syri TV
Lideri i opozitës Sali Berisha publikoi sot të tjera dokumente, që provojnë se gjykatësja e GJKKO, Irena Gjoka, ka kryer një seri falsifikimesh për të fshehur dënimin penal dhe dëbimin e saj nga Greqia. Berisha publikoi një prokurorë Noteriale, të vitit 2003, ku Irena Gjoka autorizonte një avokat në Greqi, që të kryente të gjitha veprimet në institucionet e shtetit grek në lidhje me heqjen e masës së ndalimit të hyrjes në Greqi.
Për nënshkrimin e prokurës pranë noterit Fejzo Bahaj në vitin 2003, Irena Gjoka ka qenë së bashku me shtetasin Stefan Gjoka, që pretendon se ka qenë bashkëshorti i saj në këtë periudhë. Ky moment ngre gjithshtu hije dyshimi për falsifikim të dokumentave, për shkak se në regjisrin e gjendjes civile, Irena Gjoka rezulton të jetë martuar me shtetasin Stefan Gjoka në datën 25 tetor 2006, pra tre vjet pasi pretendon se kishte nënshkruar prokurën te noteri.
Këto dokumenta, janë fakte që vërtetojnë se Irena Shpata Maneku Gjoka, ka falsifikuar edhe formularin e dekriminalizimit, pasi ajo ka fshehur duke mos deklaruar dënimin penal në Greqi si dhe dëbimin nga shteti grek.
Pak javë më parë u publikua për herë të parë edhe dënimin i Irena Gjokës nga gjykata e Janinës. Gjoka është shpallur fajtore sepse në datën 24 dhjetor 2002 është kapur në pikën e kufirit Kakavijë gjatë kontrollit të pasaportës me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Sipas këtij vendimi rezulton se Gjoka është shpallur fajtore për dokumente të falsifikuara dhe është dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë 1500 euro.
© SYRI.net