SYRI TV/ Berisha: Dumani po amniston krimet zgjedhore, gjatë fushatës kemi bërë 15 padi

13:58, 19/05/2025

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se  opozita do vijojë betejën kundër vjedhjes së zgjedhjeve,deri në rikthimin e votës së lirë. Lideri i opozitës theksoi se pavarësisht  padive që ka bërë opozita gjatë fushatës, kreu i SPAK Altin Dumani nuk ka bërë asnjë hetim, sepse është nën urdhrat e ministrit Ulsi Manja dhe të kryeministrit Edi Rama. 

Kryetari i Partisë Demokratike,  Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se ka amnistuar  krimet zgjedhore të mazhorancës, në këto zgjedhje, njësoj  siç bëri  me mbylljen e dosjeve të shitblerjes se votës, 184 dhe 399.

Deklaratat e liderit të opozitës u bënë, pas daljes së tij, nga SPAK, ku theksoi se megjithëse Partia Demokratike ka bërë 15 padi gjatë fushatës zgjedhore, SPAK nuk ka nisur hetime. 

Lideri i selisë blu, foli edhe për manipulimin në masë të votës së shqiptarëve të diasporës.

Kryedemokrati  u shpreh se opozita do të vijojë betejën deri në rikthimin e votës së lirë, duke theksuar se 11 maji, ishte vjedhja më e madhe e zgjedhjeve në gjithë vitet e pluralizmit.

Berisha e përmbylli prononcimin për mediat, duke shprehur mirënjohjen për gazetarët që kanë denoncuar farsën elektorale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco