A do e drejtojë seancën e parë të Kuvendit? Berisha: Unë do vazhdoj betejën gjer në rikthimin e të drejtës së votës së lirë

A do e drejtojë seancën e parë të Kuvendit? Berisha: Unë do vazhdoj betejën gjer në rikthimin e të drejtës së votës së lirë

10:41, 19/05/2025

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, u shpreh se do të vazhdojë betejën e tij deri në rikthimin e të drejtës së votës së lirë për shqiptarët.

Ai denoncoi ashpër atë që e cilësoi si vjedhjen më monstruoze të 32 viteve të fundit në historinë e zgjedhjeve pluraliste në vend, duke theksuar se kjo vjedhje ishte paralajmëruar dhe dokumentuar në rezoluta ndërkombëtare dhe raporte të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Berisha nënvizoi se opozita nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë të qëndrojë e fuqishme në përballje me këtë situatë, duke u zotuar se beteja do të vijojë deri në sigurimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë.

Njoftimi i plotë:

Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruozen e 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste.
Këto vjedhje, kësaj here, kjo vjedhje monstruoze, ka qenë një vjedhje e paralajmëruar, pasi është e denoncuar paraprakisht në 4 rezoluta ndërkombëtare me forcën dhe fuqinë më të madhe.
Së dyti, kjo vjedhje është denoncuar në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ne vazhdojmë betejën tonë gjer në rikthimin e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve...
...Kjo pyetje e ka përgjigjen. Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë ajo, dhe u siguroj se beteja jonë do vazhdojë gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.
Të mos mendojë njeri se ne intimidohemi, as se ne impresionohemi, përkundrazi.
Çdo përpjekje për të përligjur vjedhjen, vetëm sa dëshmon amoralitetin dhe bashkëfajësinë e të gjithë atyre që e ndërmarrin.
Sepse vjedhja kësaj here ka ndodhur publikisht, me vendime qeverie, pa u fshehur fare.
Ndaj dhe ne qëndrojmë të fuqishëm dhe kemi besim se do t’ia dalim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco