Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

10:35, 19/05/2025

Një incident i rëndë me armë zjarri është raportuar pasditen e djeshme rreth orës 16:00 në Drenas.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar gjithsej 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, anise ende nuk raportohet për persona të lënduar apo të arrestuar në lidhje me këtë rast, transmeton klankosova.tv.

”Pas pranimit te informatës për gjuajte me armë zjarri, njësia policore ka dalë ne vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe konfiskuar 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti i lartcekur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco