26 vjet nga Masakra në Burgun e Dubravës

26 vjet nga Masakra në Burgun e Dubravës

09:05, 19/05/2025

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq.

Brenda këtij burgu u vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Kjo ngjarje makabre ka ndodhur nga 19 deri më 24 maj të 1999-tës.

Brenda Dubravës, gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve, transmeton Klankosova.tv.

Për kryerjen e këtij akti barbar, ende nuk është dënuar askush.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco