Kandidati Altin Goxhaj kërkesë KQZ-së: Zbardhni arsyet e mospublikimit të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje

Kandidati Altin Goxhaj kërkesë KQZ-së: Zbardhni arsyet e mospublikimit të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje

18:27, 14/05/2025

Kryetari i Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë - AKPSH, me Kryetar Z. Altin Goxhaj, kandidat në Listën Parapëlqyese të Koalicionit PD-ASHM, i ka bërë një kërkesë KQZ-së në lidhje me mospublikimin e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e 11 majit.

‘Nisur nga fakti që çdo qendër votimi ka një pajisje PEI, dhe në çdo KZAZ është paraqitur procesverbali i çdo QVje, dhe sipas ligjit KQZ përditëson të dhënat, nisur edhe nga fakti i pretendimeve për manipulim të pjesëmarrjes së votuesve, kërkojmë të dimë arsyet e mospublikimit nga dt 12 Maj e deri më tani të të dhënave’, theksohet në kërkesën e Goxhaj për KQZ.

Kërkesa e AKPSH për KQZ:

Kërkues:  Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë - AKPSH, me Kryetar Z. Altin Goxhaj, kandidat në Listën Parapëlqyese të Koalicionit PD-ASHM.

OBJEKTI:  Kërkesë për informacion mbi arsyet e mospublikimit të pjesëmarrjes së votuesve në Zgjedhjet e dt 11 Maj 2025 në faqen zyrtare të KQZ.

DREJTUAR:  Komisionerit të KQZ, Z, Ilirjan Celibashi

Deri në dt 14 Maj ora 15:45, në faqen e KQZ ende nuk është publikuar pjesëmarrja e votuesve në Zgjedhjet e dt 11 Maj 2025 në faqen zyrtare të KQZ. Nisur nga fakti që çdo qendër votimi ka një pajisje PEI, dhe në çdo KZAZ është paraqitur procesverbali i çdo QVje, dhe sipas ligjit KQZ përditëson të dhënat, nisur edhe nga fakti i pretendimeve për manipulim të pjesëmarrjes së votuesve, kërkojmë të dimë arsyet e mospublikimit nga dt 12 Maj e deri më tani të të dhënave.

Altin Goxhaj

Kryetar i Aleanca konservatore për Shqipërinë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco