Faktet e manipulimit skandaloz të votës në Shqipëri do të dërgohen “në Kongresin dhe Senatin e SHBA, në Parlamentin dhe Këshillin e Evropës”. Kështu deklaroi kreu demokrat gjatë një konference shtypi në selinë e demokratëve.
Berisha: Të saktësojmë, të gjithë deklaratat janë paraprake. Ne jemi opozitë që kemi faktuar.
‘We change dhe world’ (kemi ndryshuar botën) e bëmë ne këtë, e kemi bërë, dhe e kemi tani më të mundur se kemi shumë më tepër fakte.
Ku do të thoni ju? Në të gjitha qendrat e mëdha. Në Kongresin dhe Senatin e SHBA. Në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës, në Asamblenë Parlamentare të OSBE, në ODIHR, pranë qeverive të vendeve të lira.
E drejta e këtij populli do të mbrohet për votën e lirë, do mbrohet, do mbrohet.
© SYRI.net