Lezha numëron votat për kandidatët, emrat nga lista e hapur që futen në Kuvend

Lezha numëron votat për kandidatët, emrat nga lista e hapur që futen në Kuvend

08:51, 14/05/2025

Në qarkun e Lezhës, PD ka marrë 4 mandate, duke siguruar vendin në Kuvendin e ri për Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti nga lista e mbyllur.

Nga lista e hapur deputetët demokratë që pritet të futen në Kuvend janë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, duke mbetur jashtë ish-deputetja Lindita Metaliaj. Ndërkohë PS merr 3 mandate, ku në Kuvend futen dy deputetë nga lista e mbyllur, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj. Nga lista e hapur futet Pranvera Skana.

Lista e PD- 4 mandate:
Agron Gjekmarkaj (listë e mbyllur)
Elda Hoti (listë e mbyllur)
Gjin Gjoni 4318 vota
Aleksandër Lala 2817 vota

Lista e PS- 3 mandate:
Ulsi Manja (listë e mbyllur)
Ermal Pacaj (listë e mbyllur)
Pranvera Skana 3768 vota

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco