Masakra zgjedhore e 11 majit po pushton mediat me të rëndësishme perëndimore.
Gjigandi mediatik gjerman ARD I ka kushtuar një artikull zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Shqipëri, në të cilin thekson se nuk është vetëm opozita që dyshon në drejtësinë e këtyre zgjedhjeve.
Artikulli citon liderin e opozitës Sali Berisha i cili flet për blerjen e votave nga qeveria. ‘Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria kishte lëshuar një lloj amnistie gjobash në shkallë të gjerë: 170 000 njerëz u përjashtuan nga gjobat e papaguara’ thuhet në artikullin e ARD.
“Për Berishën, kjo ishte një dhuratë e fushatës zgjedhore: “Ju vetë e patë që dy netë para zgjedhjeve, u hoqën gjobat me një total prej 150 milionë eurosh. Pra, mund t’i gjykoni vetë këto zgjedhje”, – tha ai. Berisha u bëri thirrje mbështetësve të tij të protestojnë” shkruan më tej ARD.
Artikulli referon kritikat që vijnë edhe nga vëzhguesit e misionit të OSBE/ ODIHR. Sipas tyre, kushtet nuk ishin të njëjta për të gjitha palët.
Farah Karimi e Misionit Vëzhgues të OSBE-së tha se partia në pushtet përfitoi gjerësisht nga burimet shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, duke fituar kështu një bonus të padrejtë për postin në detyrë. Ka gjithashtu indikacione se është ushtruar presion mbi votuesit.
Punonjësit e sektorit publik në veçanti u detyruan të votonin për partinë në pushtet citon ARD drejtuesit e misionit vëzhgues te zgjedhjeve.
Vëzhguesit e zgjedhjeve kritikuan gjithashtu Shqipërinë për injorimin e propozimeve të shumta për reforma demokratike të ligjit zgjedhor për vite me radhë. Eurodeputeti gjerman Michael Gahler i CDU-së e sheh këtë si një kërcënim për kursin evropian të vendit: “Ky vend nuk do t’i bashkohet Bashkimit Evropian në gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht”, citon ARD eurodeputetin Gahler.
© SYRI.net