Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar ndaj një lajmi të SYRI-t në lidhje me raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE-ODIHR.
Sipas Delegacionit, pretendimet se Ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, të përsëritura në një artikull të botuar sot nga SYRI.net, janë të rreme.
Në fakt, para se delegacioni të merret me lajmin e SYRI-t të përgënjeshtrojë vëzhguesit e tij, OSBE-ODIHR të cilët kanë pasur në dokumentet e tyre, emrat e bandave dhe personave që kanë ndikuar në devijimin e votës së shqiptarëve.
Sepse raporti i OSBE-ODIHR është ndërtua në bazë të gjetjeve në terren dhe bisedimeve me përfaqësues të ndryshëm të politikës, shoqërisë civile, medieve, të cilët kanë përmendur emra të banditëve që kanë kërcënuar qytetarët që të votonin PS-në.
E prandaj, Delegacionit të BE-së nuk i ngel gjë tjetër veç se, në vend që të përgënjeshtrojë SYRI-n, të përgënjeshtrojë fillimisht vëzhguesit.
Për korrektësi, këtu më poshtë keni reagimin e Delegacionit të BE-së:
© SYRI.net