Kërcënoi dhe ofendoi gruan në Fushë Kosovë, i konfiskohet arma me 47 fishekë

Kërcënoi dhe ofendoi gruan në Fushë Kosovë, i konfiskohet arma me 47 fishekë

16:06, 13/05/2025

Më 11 maj, rreth orës 23:00 një qytetare është paraqitur në stacionin policor të Fushë Kosovës për të raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga  bashkëshorti i saj.

Policia bën të ditur se pas hetimeve të ndërmarra nga njësia për hetime në Ferizaj, sot është konfiskuar nga i dyshuari një armë me 47 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë rasti mbetet në trajtim të mëtejshëm nga njësia për dhunë në familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco