Fitoi mandatin nga lista e hapur në Kukës/ Kush është 25-vjeçarja Elvira Peka

Fitoi mandatin nga lista e hapur në Kukës/ Kush është 25-vjeçarja Elvira Peka

23:39, 12/05/2025

25-vjeçarja Elvira Peka do të jetë deputetja e re që do të përfaqësojë rrethin e Hasit në Parlamentin e Shqipërisë.

E dalë nga lista e hapur e Partisë Demokratike, Peka ka arritur të marrë 2050 vota, duke lënë pas deputetin Isuf Çela, i cili mori vetëm 667 vota, duke mbetur jashtë Parlamentit të ri.

Elvira Peka ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik dhe punon në një zyrë kontabiliteti.

Nga zgjedhjet e 11 majit qarku i Kukësit nxori tre deputetë, dy nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco