Koordinatori i PS për Diasporën, Taulant Balla ka krijuar tensione brenda Qendrës së Numërimit në Tiranë për votat e Diasporës, ku është përplasur me një vëzhgues të partive të vogla.
Nga video e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohet Balla i cili i shkon afër një vëzhguesi dhe një tjetër i kërkon të largohet.
Duke e injoruar kërkesën e vëzhguesit, Balla i hakërrehet sëbashku me mbështetesit e tij.
Vëzhguesi: Për çfarë na vjen këtu. Na keni përzënë të gjithëve nga Shqipëria. Për çfarë vjen, ske nevojë të vish të bësh shpirtin e lirë, po çohu ik. Kush na largoi ne nga Shqipëria, nuk na largove ti?
© SYRI.net